Të jetosh në depon e ujit/ Një familje me shtatë anëtarë jeton prej shtatë vjetësh në Risili të Vlorës

15/12/2020 12:21

Për të shtatin vit me radhë, kjo familje nga fshati Risili i Vlorës do t’i kalojë festat në një depozitë uji.

Familja me 5 fëmijë strehohet në ish-depon e ujit të fshatit, sepse prindërit nuk kanë para për t’u siguruar një shtëpi. Nëpër mure rrjedh ende ujë. Energji elektrike nuk ka. Një sobë druri në mes të shtëpisë është e vetmja që i ngroh

Asimi, i cili i ka humbur shpresat, por ende kërkon ndihmë që festat e fundvitit mos e gjejnë në shtëpinë e mjerimit.

Top Channel