Një krokodil që besohet se i përkiste Adolf Hitlerit, që ngordhi në moshë 84-vjeçare, është balsamosur dhe ekspozuar në Moskë.

Muzeu i Darvinit tha se krokodili, i quajtur Saturn, do të mund të shihet nga publiku, disa muaj pasi kopshti zoologjik i Moskës ia dha atij kafshën e pajetë.

“Vendosja e Saturnit në muze është kulmimi i gjashtë muajve punë të ekspertëve tanë”, tha muzeu në një deklaratë.

Specialistët atje kishin nisur punën për balsamosjen e saturnit në qershor. I lindur në SHBA në 1936, Saturni u transferua në kopshtin zoologjik të berlinit, nga ku ai u arratis më 23 nëntor 1943 pas një bombardimi që kishte vrarë disa krokodilë të tjerë. Në vitin 1946 ai u gjet nga ushtarët britanikë që ia dorëzuan atë autoriteteve sovjetike.

Vendndodhja e tij përgjatë këtyre tre viteve është një mister, tha kopshti zoologjik i Moskës, kur Saturni ngordhi më 24 maj. Kur ai mbërriti në Moskë, në korrik 1946, u tha se ai kishte qenë pjesë e koleksionit privat të Adolf Hitlerit.

Top Channel