Afër 6 mijë qytetarë të Kosovës, kanë aplikuar në Fondin e Kursimeve Pensionale, për t’i marrë 10 për qind të kursimeve, megjithëse kjo shumë përbën më pak se 10 euro.

Derisa 33 mijë të tjerë kanë aplikuar për t’i tërhequr 11 deri në 50 euro.

Zëdhënësi i Trust, Jeton Demi thotë se këto shifra tregojnë se punëdhënësit nuk u paguajnë punëtorëve të tyre kontributin pensional.

 Edhe pse pak para, interesimi i kosovarëve për t’i tërhequr mjetet ka qenë i madh, pasi vetëm brenda tri ditëve, afër 300 mijë kontribues, që përbëjnë mbi gjysmën e numrit të përgjithshëm, kanë kërkuar tërheqjen e mjeteve.

Por, nga Insitutit GAP thonë se ky amendament i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, nuk është ndihmë financiare për qytetarët të cilët në realitet kanë nevojë.

Top Channel