‘Kasapi i Twitter’ dënohet me vdekje për nëntë vrasje në Japoni (fotot)

15/12/2020 19:30

Një burrë që vrau nëntë persona pasi kontaktoi me ta në rrjetin Twitter, është dënuar sot me vdekje, në çështjen e profilit të lartë që ka shokuar Japoninë.

Takahiro Shiraishi, i njohur ndryshe si “Vrasësi i Twitter”, u kap në 2017 kur pjesë të gjymtuara trupore u gjetën në apartamentin e tij.

30-vjeçari ka pranuar vrasjet dhe copëtimin e trupit të viktimave të tij, shumica e të cilave ishin vajza të reja me mendime vetëvrasjeje, të cilat ai i gjurmonte në rrjetet sociale.

Seria makabre e vrasjeve ka nxitur debatin mbi diskutimin e vetëvrasjes në internet.

Më shumë se 400 erdhën sot në gjykatë për të parë dhënien e verdiktit, megjithse në sallë kishte vetëm 16 vende për publikun, raportonin mediat vendase.

Mbështetja publike për dënimin me vdekje mbetet e lartë në Japoni, e cila është një nga vendet e pakta të zhvilluara që vijon të përdorë dënimin kapital.

Shiraishi përdorte rrjetin Twitter për të joshur në shtëpinë e tij vajza me mendime vetëvrasjeje duke i bindur të kryenin aktin fatal, deh në disa raste duke u zotuar të vetëvritej bashkë me to.

Ai ka vrarë me mbytje dhe në pas copëtuar trupat e tetë vajzave dhe një djali të ri, nga gushti deri në tetor 2017, tah agjencia japoneze Kyodo.

Vrasjet serial u zbuluan fillimisht kur policia zbuloi pjesë trupore njerëzore në apartamentin e  Shiraishi në qytezën Zama, pranë Tokio, teksa kërkonin një vajzë 23 vjeçare të zhdukur, e cila ishte një nga viktimat. Pas zhdukjes vëllai i të humburës gjurmoi kontaktet në llogarinë e saj në Twitter çka solli gjetjen e adresës së Shiraishi më 31 tetor 2017.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/10/01/japonezi-pranon-nente-vrasje-pas-kontaktit-me-njerez-vetevrases-ne-rrjetet-sociale/

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA