Shiu i meteorëve Geminid, ishte një nga shfaqjet më aktive dhe të mahnitshme të këtij viti, sipas shoqërisë amerikane të meteorëve. Kulmi i shiut të meteorëve këtë vit, arrihet mbrëmjet e 13 dhe 14 dhjetorit dhe nëse qiejt do të jenë të pastër, do të shihet një spektakël i bukur topash zjarri.
Ky fenomen, u regjistrua për të parën herë në 1862 dhe risjell spektakël çdo dhjetor. Edhe pse shiu i meteorëve Geminid është i famshëm për yjet e tij që bien, numri i meteorëve të dukshëm do të varet shumë edhe nga fakti se sa i errët është qielli. Fatmirësisht, sipas ekspertëve, hëna do të jetë jo e plotë këtë mbrëmje ndaj do të jetë më e lehtë të shihen meteorët që përshkojnë qiellin.
Asteroidi 3200 Phaethon është përgjegjës për këtë shi meteorësh që është jo i zakontë për shkak se zakonisht janë kometat, dhe jo asteroridët ato që i japin jetë fenomenit. Shkencëtarët kanë debatuar gjatë ndërkohë për natyrën e Phaethon.
Asteroidi që i afrohet jo pak tokës, është lidhur me kometat shpesh. Ai u zbulua në tetor 1983 dhe mori emrin e mitit grek të djalit të heliosit, zotit të diellit, sepse ai i afrohet shumë diellit tonë. Phaethon rrotullohet rreth diellit në një distancë më të afërt se cdo steroid tjetër dhe do 1.4 vite që të përfundojë orbitën e tij.
Asteroidi nxehet në mbi 700 gradë celcius kur i afrohet më shumë diellit e kjo bën që mbetje të tij të lëshohen. E pikërisht këto mbetje shkaktojnë shiun e meteorëve kur ato hyjnë në atmosferën e tokës me një shpejtësi prej mbi 35 mijë metrash për sekondë, duke u djegur në ato që ne i quajmë yje që bien…
Top Channel