Një person, për të cilin policia thotë se është shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur, pak minuta më parë, në kryqëzimin e rrugës Jakovaton dhe Patision të kryeqytetit helen.

Sipas policisë dyshohet se ka pasur një përplasje të armatosur mes të plagosurit dhe personave ende të panjohur, me të cilët ai është konfliktuar.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Burime policore thanë për Top Channel se i plagosuri u gjet në një automjet, së bashku me dy gra që e shoqëronin.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel