Prej dy orësh tashmë protestuesit i janë drejtuar sërish sheshit Skënderbej nga ku nisi edhe marshimi i tyre.

Disa protestues tentuan t’i afrohen pemës së Vitit të Ri në shesh, e cila është rrethuar me gardh metalik.

Ata tentuan të heqin gardhin, por menjëherë pati gaz lotsjellës të hedhur dhe turma u shpërnda për t’u zhvendosur.

Policia ka nisur edhe në sheshin ”Skënderbej” shoqërimet e disa të rinjve që nuk iu bindën urdhrit për t’u shpërndarë.

Ndërkohë që tashmë protestuesit janë shpërndarë në grupe të vogla nëpër rrugë, ndërsa policia vazhdon të qarkullojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA