Publiku amerikan do të fillojë ta marrë që këtë të hënë vaksinën e Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit pasi u autorizua për përdorim urgjent.
Tre milionë dozat e parë të saj do të dërgohen gjatë fundjavës në të gjithë shtetet, tha gjenerali Gustave Perna, i cili po mbikqyr shpërndarjen. Vaksina e Pfizerit ofron deri ne 95% mbrojtje kundër koronavirusit dhe u përcaktua si e sigurtë nga Administrata e Ilaceve dhe Ushqimeve. Të shtunën, bilanci ditor i vdekjeve në SHBA mbërriti ne 3.300. Kjo shifer e raportuar nga Instituti Johns Hopkins, është më e larta e shënuar brenda një dite të vetme në mbarë botën.
Ndërsa ishte e paqartë saktësisht se kush do të mari dozat e para, është deklaruar se punëtorët shëndetësorë dhe banorët e azileve të pleqve do të kenë përparësi. Perna u shpreh se autoritetet shëndetësore do të jenë ata që do të marrin vendime të tilla. Meksika gjithashtu miratoi përdorimin emergjent të një vaksine të koronavirusit të premten vonë, duke e çuar në gjashtë numrin e vendeve që kanë filluar vaksinimin ose planifikojnë të fillojnë vaksinimin me ampulat e prodhuara nga kompania amerikane Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech. Britania, Bahreini, Kanadaja, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara kanë miratuar përdorimin e vaksinës.Ndihmës sekretari meksikan i Shëndetësisë dhe epidemiologu Hugo Lopez-Gatell e quajti miratimin e vaksinës si “një arsye për shpresë”. Kjo vaksinë mund të merret nga mosha 16 vjeç e lart.
Top Channel