Vaksina “AstraZeneca” bashkëpunim me “Sputnik V”, për të rritur efikasitetin

11/12/2020 20:59
Foto ilustruese

Kompania farmaceutike britanike, AstraZeneca tha sot se së shpejti do të fillojë punën me Institutin Gamaleya të Rusisë për të parë nëse vaksinat e tyre kundër covid mund të kombinohen me sukses.

 “Të jesh në gjendje të kombinosh vaksina të ndryshme kundër COVID-19 mund të jetë e dobishme për të përmirësuar mbrojtjen. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të eksploroni kombinime të ndryshme të vaksinave për të ndihmuar në krijimin e programeve të imunizimit më fleksibil. Është gjithashtu e mundshme që kombinimi i vaksinave të çojë në përmirësimin e imunitetit për një periudhë të gjatë kohore”, tha Astra Zeneca në një deklaratë sot.

Vaksina kundër COVID-19 e AstraZeneca-s, e prodhuar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, është njëra prej vaksinave që ka kërkuar aprovimin nga rregullatorët shëndetësorë për aplikim.

Rezultatet e publikuara së fundmit në The Lancet, tregonin se vaksina e AstraZenaca-s ka një efikasitet me një mesatareje prej 70.4 për qind, derisa Rusia thotë se vaksina Sputnik V është më shumë se 90 për qind efektive në parandalimin e njerëzve nga kontraktimi i virusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA