Turqi/ 32.106 raste të reja me COVID-19, 226 viktima në 24 orë

11/12/2020 22:48

32.106 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Turqi.

5.516 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 458.109, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 15.977, me 226 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 208.873 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 20,7 milionë. Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5.952, ndërsa është regjistruar rënie e shkallës së rasteve kritike.

Duke i bërë thirrje popullit që të ndjekë masat e sigurisë, ministri i shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Twitter: “Le të mbrojmë me ngulm veten dhe të dashurit tanë derisa të administrohet vaksina dhe të hyjë në fuqi. Kjo është përgjegjësia jonë e përbashkët.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA