Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2021, një draft i cilësuar prej tij si jo realist dhe që nuk mbështet parashikimet e rritjes ekonomike.
Në thelb të argumenteve të kreut të shtetit, thuhet se buxheti i vitit të ardhshëm nuk parashikon fonde të mjaftueshme për të përballuar pandeminë Covid-19 dhe as mbështetje për bizneset apo individët që kanë humbur vendet e punës për shkak të krizës.
Ndër të tjera, presidenti Meta në dokumentin e kthyer argumenton se qeveria nuk ka një plan të qartë për të ulur nivelin e borxhit publik, që sipas tij paraqet një risk të madh për ekonominë e vendit.
Një ndër arsyet e kthimit evidenton kreu i shtetit është se nuk janë marrë parasysh rekomandimet e institucione ndërkombëtare për të mos zgjeruar projektet e Partneriteti Publik Privat, teksa shqetësime ngre edhe mbi detyrimet e prapambetura.
Ndërkohë, problematike cilësohet edhe Korporata e Investimeve, pasi sipas argumenteve të kreut të shtetit vënia në funksion e saj do të sjellë rreziqe të reja fiskale për ekonominë e vendit.
Top Channel