Gjermania drejt mbylljes kombëtare pas rritjes drastike të infektimeve me koronavirus

11/12/2020 19:45

Ekspertët paralajmëruan se shtyrja e masave të izolimit deri pas Krishtlindjeve mund të kushtojë mijëra jetë.

Gjermania po shkon drejt një zgjerimi të konsiderueshëm të masave të izolimit teksa ekspertët paralajmëruan se shtyrja e tyre deri pas Krishtlindjeve mund të kushtojë mijëra jetë dhe të bllokojë punën në spitale.

Vendi shënoi dje 23,000 raste të reja dhe 598 vdekje nga koronavirusi, shifrat më të larta që prej nisjes së pandemisë.

Poitikanë të vjetër nxitën qeverinë të veprojë shpejt në zbatimin e asaj që mediat vendase quanin “izolim blic”.

Markus Söder, kreu i shtetit jugor të Bavarisë, ku rastet janë rritur ndjeshëm ditët e fundit, tha sot: “Duhet të veprojmë shpejt sepse çdo ditë numërohet. Përse të hezitojmë? Duhet të marrim masa para Krishtlindjeve”.

Prej 2 nëntorit Gjermania hyri në atë që quante “izolim të butë” me ndalim të grumbullimeve në bare e restorante, por shkollat dhe dyqanet mbetën të hapura.

Ministri i shëndetësisë Jens Spahn, tha: “Është e qartë se kemi nevojë për masa shtesë, nuk duhet të lejojmë që të nisë një festival i virusit për Krishtlindje”.

Dje kancelarja Angela Merkel dha një mesazh të fortë teksa e emocionuar u lutej njerëzve të qëndronin në shtëpi për Krishtlindje, “ose ndryshe të rrezikojnë të mos i shohin më gjyshërit e tyre”.

Merkel ka qenë në favor të një qasje kombëtare kundër koronavirusit, por deri tani vendimet janë marrë në bazë landesh.

Bavaria ashpërsoi masat të mërkurën duke vendosur orën policore të natës në qendrat urbane dhe duke ndaluar shitjet e alkoolit.

Shteti Baden-Württemberg nis të shtunën orën policore, duke lejuar nejrëzit të shkojnë vetëm në punë apo për vizita të rëndësishme te doktori dhe në dyqane.

Në Saxoni nga e hëna do të mbyllen kopshtet e fëmijëve dhe dyqanet jo-thelbësore. Politikanët kanë këshilluar qytetarët e Saksonisë të mos udhëtojnë drejt shtetit fqinj Brandenburg, ku dyqanet mbeten të hapura. (Guardian)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA