TIRANË- Muzeu Kombëtar, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe TKOB , janë mbyllur përkohësisht, për shkak të dëmtimeve të marra si pasojë e dhunës së ushtruar nga protestuesit mbrëmjen e djeshme.

Lajmërimi është dhënë nga vetë këto institucione në faqet e tyre zyrtare, ku njoftohet se do të qëndrojnë mbyllur deri në një njoftim të dytë.

“Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Kulturës “Për mbylljen e përkohshme të aktivitetit për publikun të Muzeut Historik Kombëtar, Teatrit Kombëtar Të Operas, Baletit Dhe Ansamblit Popullor dhe të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”, për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.

Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, shkruhet në njoftimin zyrtar

FOTO GALERI
3/4

Top Channel