147 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 41 në gjendje të rëndë

11/12/2020 09:17

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 147 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga spitali njoftojnë se 108 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 41 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“11 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 147 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 108 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 41 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 154 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA