Ka nisur seanca e vettingut për Rilinda Selimin, gjyqtare e Apelit Administrativ Tiranë.

Në trupën e KPK-së relator janë Pamela Qirko, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj. Ndërkohë që edhe vetë Selimi ështe e pranishme në seancë.

KPK u shpreh se për Selimin janë kontrolluar të treja kriteret.

Ndërkohë ILDKPI ka konstatuar se deklarimi nga Selimi  është i saktë dhe në përputhje dhe që s’ka konflikt interesash.

KPK ka kryer një hetim të thelluar ku rezultoi si në vijim: Tokë në Vlorë mbi të cilën është ndërtuar një pike karburanti e blerë nga bashkëshorti Shkëlzen Selimi dhe i ati i tij.

Automjet citroen , apartament në Tiranë , dy depozita bankare me gjendje 1 milionë dhe depozitë për marrje krediti.

Ndërkohë lidhur me tokën në Vlorë, kjo pasuri është deklaruar në 2013 për herë të parë, dhe zotërohej 50 përqind nga bashkëshorti i saj dhe 50 përqind nga babai i tij.  Ajo është shitur për 250 mijë euro.

Po ndërkohë subjekti nuk ka deklaruar burimin  prej 8 mijë euro ndaj një shoqërie që janë përdorur për blerjen e një garazhi.

Lidhur me të ardhurat nga shtëpia me qera apartament dhe garazh, konstatohet se në kontratë qeraje nuk është specifikuar edhe dhënia me qera e garazhit por subjekti ka sqaruar se janë dhënë të dyja.

Rezulton gjithashtu për të ardhurat nga qeraja se  janë paguar detyrimet. Konstatohet se ka mos përputhje në objektin e kontratës së qerasë pasi aty pranohet vetëm një njësi.

Në deklaratën e vitit 2014 subjekti ka deklaruar saktë të ardhurat.

Ndërkohë në deklarimin fillestar të vitit 2003: bashkëshorti i subjektit ka deklaruar se zotëronte 1 të 4 e një apartamenti në Krujë. Më pas ai deklaroi të ardhurat nga shitja e kësaj pasurie  në vlerën prej 1 milionë e 33 mijë lekë si të ardhura nga shitja e 1 të 3. Ka mos përputhje mes 1/3 dhe 1/4 dhe bashkëshorti i subjektit ka pranuar mos përputhjen. Subjekti pra gjyqtarja deklaron se kjo vlerë është e ardhur e të shoqit nga shitja e 1/3.

Gjithashtu subjekti ka deklaruar pronësinë e një makine Fiati prej 600 mijë lekë. Më pas ky automjet u shit në vitin 2011 në vlerën 5 mijë euro.

Ndërkohë lidhur me shitjen e një benzi me vlerë 8 mijë euro në vitin 2012 ; Automjeti rezulton  se u ble në 2011 prej 900 mijë lekësh. KPK konstaton se duket sikur edhe në këtë rast rast ka patur një mungesë të burimeve financiare prej 300 mijë lekësh. Duket se  të ardhurat nga shitja e makinës nuk mund të quhet e ardhur financiare me burim të ligjshëm.

Ndërsa për mjetin citroen, subjekti ka patur mundësi financiare.

Lidhur me depozitën 1.4 milionë me burim krijimi kursime ndër vite dhe pagat e saj dhe të shoqit nuk konstatohen mungesa financiare për krijimin e saj.

Depozita me të ardhurat e pikës së karburantit , për këtë rezulton se depozita është deklaruar rregullisht dhe përkojnë të sakta si dhe është krijuar me burime të ligjshme.

KPK u shpreh se: Kemi administruar një shkrim në Top Channel  ku gjendet një artikull “30 mijë padi shpërblim dëmi që gjyqtarja i kërkoi në proces  pasi i ishte anuluar një udhëtim. Për këtë gjë kemi verifikuar vendimet e gjykatave dhe kemi parë se shkalla e dytë e ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë.

Ndërsa lidhur me kriterin e dytë pastërtinë e figurës, KPK u shpreh se subjekti ka argumentuar vendimet brenda afateve ligjore. 

Rilinda Selimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar përgjatë një dekade si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2010, Selimi është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Rilinda Selimi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Rilinda Selimi për vitet 2003-2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Rilinda Selimi për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Rilinda Selimi deklaronte pasuri me vlerë 600 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 57.8 milionë lekëve.

Familja Selimi deklaron pasuri të patundshme me vlerë 45.7 milionë lekë, mes së cilave edhe një pikë karburanti në bashkëpronësi në Lungomare të Vlorës, likujditete bankare prej 5.6 milionë lekësh, automjet me vlerë 420 mijë lekë dhe kursime në cash prej 471 mijë lekësh. Gjyqtarja Selimi deklaron gjithashtu huadhënie në vlerën e 5.6 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare deri në fund të vitit 2017 janë 62.5 milionë lekë, nga të cilat paga e Znj. Selimi zë rreth 21% të totalit, ndërsa paga e bashkëshortit të saj, ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi zë 28% të totalit.

Të ardhurat nga pika e karburantit dhe nga qiratë zënë 40% të të ardhurave totale, ndërkohë që 7.8% e të ardhurave burojnë nga shitja e pasurive të patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Subjekti Rilinda Selimi rezulton familjarisht me burime të pajustifikuara financiare për vitet 2013 dhe 2014; përkatësisht në shumat 12.8 milionë lekë dhe 600 mijë lekë. Në këtë analizë nuk janë përfshirë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen me mospërputhjen e deklarimeve mbi likujditetet bankare, transaksionet në blerjen e një pike karburanti si dhe vlerat e konsiderueshme të dhëna hua.

Më konkretisht në vitet 2006 dhe 2013 deklarohen pakësim i likujditeteve bankare në vlera më të larta sesa gjendja e deklaruar në vitet e mëparshme.

Gjithashtu në vitin 2013, bashkëshortët Selimi deklarojnë kontratën e blerjes me rezervë të pikës së karburantit me çmim 250 mijë euro. Kjo pronë është dhënë me qira dhe për periudhën 2013-2017 ka siguruar të ardhura prej 24.3 milionë lekësh.

Në vitin 2017, subjekti deklaron pakësimin e llogarisë bankare të përbashkët në vlerë 42,500 euro, me qëllim huadhënie ndaj bashkëpronarit të karburantit, sipas një kontratë huaje të nënshkruar në 27 dhjetor 2017.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009 si më poshtë

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Top Channel