“Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin” ky është reagimi i kryeministrit Edi Rama e bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama ka postuar edhe një fotot ku shihet së bashku me bosin e kompanisë Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës anticovid në Nju Jork.
Sipas Ramës tashmë janë përmbyllur komunikimet që Shqipëria të marrë vaksinën. Rama më tej shkruan se ambicia është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën. Përveç kanalit të sapo hapur për vaksinën Pfeizer qeveria pritet të hapi në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.
Postimi i Ramës:
“Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.
Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.
Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t’ia dalim,pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat”, shkruan Rama.
Top Channel