Fotot/ Protestuesit sulmojnë një makinë policie, efektivi ngre duart lart në xham
09/12/2020 19:17
Një grup protestuesisht kanë sulmuar një efektiv policie i cili ishte brenda në makinën e shërbimit. Mësohet se efektivi i policisë sapo ka hasur sulmin ka ngritur duart tek xhami i makinës duke kërkuar që të mos dhunohet.
Megjithëse shumë protestues kanë dalë në mbrojtje të tij, disa të tjerë kanë arritur që të sulmojnë makinën duke i thyer të gjithë xhamat.
Fatmirësisht efektivi ka mund të largohet pa dëme të mëdha.
Top Channel