Emigrantët: Duam pensionet/ Nisma për t’i kërkuar kryeministrave Rama dhe Conte nënshkrimin e marrëveshjes

09/12/2020 15:28

Emigrantët shqiptarë në Itali i kërkojnë kreu të qeverisë shqiptarë të nënshkruaj marrëveshjen për njohjen e kontributeve. Janë mbi 502 mijë emigrantë shqiptarë nga të cilët 260 mijë janë të siguruar.

Pavarësisht kësaj nëse ata nuk kanë mbushur plot 20 vite punë në Itali, nuk përfitojnë dot pension. Për këtë arsye emigrantët shqiptarë në Itali kërkojnë bashkimin e viteve të punës të Italisë dhe Shqipërisë.

“Çfarë do të thotë kjo marrëveshje? Që të bashkohen vitet e punës për emigrantin që ka kryer në Shqipëri, po ashtu edhe me vitet e punës që ka kryer në Itali. Kemi raste të shumta që kanë punuar në Shqipëri rreth 20 vite, dhe në Itali kanë punuar 22 vite. Sot janë me 42 vite punë në kurriz dhe nuk merr pension nga asnjëri shtet. Pse? Sepse ai është 62 vjec sot  me këto vite akoma nuk ka arritur moshën e pensionit, po ashtu edhe në Itali pasi atje del 67 vjev në pension. ”

Në shumë raste emigrantët shqiptarë i kanë kaluar vitet e punës, por është mosha e pensionit ajo që i pezullon. Nga ana tjetër ata ndjehem të pafuqishëm dhe të padëshirueshëm nga sektori privat dhe shtetërorë për tu punësuar.

“Po të ishte kjo marrëveshje do të bënte të mundur që ai të përfitonte nga kuota cento, kuota 100. Çfarë do të thotë kjo? Me 38 vite punë në total në jetën e tij ai mund të dalë në pension në moshën 62 vjec. Dhe kuota cento është e vlefshme deri në vitin 2021.”

Marrëveshjen e kontributeve Shqipëria e ka lidhur me 14 shtete, ndërkohë që po diskriminohen vendet ku ka më shumë shqiptarë.

“Po Shqipëria ka këtë marrëveshje me 14 shtete të ndryshe, por jo me tre shtet kryesore aty ku ka më shumë emigrantë. Si, Italia, Greqia, Anglia. Ata kanë emigruar rreth moshës 30 vjec dhe sot janë 60-70 vjeç dhe nuk marrin një pension, plus që nuk kanë më fuqi të punojnë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA