Ministria e Shëndetësisë deklaron se njëri nga punonjësit e policisë së rendit që u plagos në protestë rrezikon që të humbasë syrin. Gjithashtu nga tubimi janë lënduar edhe dy qytetarë, njëri prej të cilave është gazetar.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombetare ne vendngjarje, ka derguar ne spitale 10 te lenduar ne protesten e dhunshme te zhvilluar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.
Tete punonjës të policisë dhe dy protestues janë duke u trajtuar në spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjësve të rendit ka dëmtime me serioze.
Në spitalin e Traumës po trajtohen aktualisht 7 punonjës te policisë dhe 2 protestues në gjendje të stabilizuar.
Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po trajtohet një punonjës i policisë, gjendja e të cilit, sipas mjekëve, është serioze, pasi rrezikon humbjen e njërit sy dhe pritet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Urgjenca Kombëtare dhe strukturat shëndetësore vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë.
Top Channel