Reshjet e bores kane shkaktuar edhe veshtiresite e para ne segmentin rrugor Korçe- Dardhe.

Kane mjaftuar vetëm 5 cm bore te regjistruara ne lartësi mbi 1200 m per te sjelle probleme ne qarkullimin ne kete zone ndersa pavarësisht se bora ka nisur prej mëngjesit pastrimi këtu mungon.

Edhe pse dimri ka nisur, ne qarkun e Korces janë disa akse pa firma të kontraktuara për pastrimin e dëborës. Aksi Korçe-Dardhë, Korçë-Ersekë-Leskovik, Korçë-Lozhan-Moglicë dhe Korçë-Goricë nuk mund te pastrohen pasi nuk janë lidhur kontratat me firmat sepse është ankimuar prokurimi i tyre në APP cka do te thote se ne rast të reshjeve të shumta këto akse nuk i pastron askush. Edhe në aksin e Dardhës ku aktualisht bie dëborë nuk po pastrohet pasi asnjë firmë nuk është kontraktuar për këtë punë.

Ndërkaq nga prefektura e Korces janë bere per pjekje per ta menaxhuar kete situate me firmat te cilave u ka mbaruar kontrata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA