Italia është një nga skuadrat e momentit në rang kombëtaresh dhe këtë e tregoi në eliminatoret e Euro 2020 dhe në edicionin e dytë të Nations League. Të kaltrit munguan në Botërorin e Rusisë, por do të kërkojnë me çdo kusht të rikthehen në këtë event madhor në Katar 2022. Shorti për kualifikueset e Kupës së ardhshme të botës, e vendosi Italinë në grupin C, sëbashku me Zvicrën, Irlandën e Veriut, Bullgarinë dhe Lituaninë. Trajneri Roberto Mancini në një intervistë pas shortit vlerësoi sidomos Zvicrën.

Zvicra – “Zvicra ishte një ndër skuadrat më të mira të vazos së dytë. Ajo është një skuadër e ndërlikuar, ndërsa skuadrat e tjera janë më të përballueshme.

Grupi – “Të gjitha skuadrat që peshkuam janë të vështira, dhe janë të gjitha ndeshje për t’u luajtur. Më pas në letër impenjimi ndaj Irlandës së Veriut mund të ngjasojë si më e lehtë sesa ndaj Zvicrës. Por në ato fusha të mbuluara me dëborë nuk do t’a kemi të lehtë.”

Top Channel