(Fotot) Angli/ Nga blerja e thikës tek krimi horror, momenti i arrestimit të vrasëses shqiptare Eltiona Skana

08/12/2020 17:24

Gjykata e Manchesterit ka publikuar të gjithë kronologjinë e vrasjes të shtatë vjecares Emily Jonea nga shqiptarja Eltiona Skana.

Top Channel ka siguruar këto foto nga ku fillimisht ajo është kapur nga kamerat e sigurisë në një qendër tregtare ku bleu 3 thika.

Më pas është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke ecur në drejtim të parkut.

Atje është ulur në stol duke pritur. Pas pak minutash para sajë ka kaluar Emily Jones duke bërë xhiro me skuter.

Skana ka nxjerrë nga çanta një prej thikave dhe e ka goditur duke i prerë fyti . Sakaq i gjithë arrestimi i saj është fiksuar nga kamera e trupit e një oficereje policie.

Eltiona Skana me flokë të zeza dhe veshur me një pallto gri nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit. Me një anglishte të folur mirë ajo i është përgjigjur pyetje të policëve se ku e kishte dokumentin e identitetit.

“Është në çantën time dhe gjithçka tjetër” u ka  përgjigjur ajo.

FOTO GALERI
2/42

Top Channel