Momentet qesharake kur ura me 30 bukuroshe shembet në ujë gjatë xhirimeve të Miss Tailanda

07/12/2020 18:01

Këto janë momentet dramatike dhe qesharake kur 30 vajzat më të bukura të vendit bien megjithë rroba në ujë teksa pozonin për fotografi në një urë litari në Tailandë.

Aspirantet e Miss Tailanda ishin në ditën e dytë të konkurrimit të tyre në qytetin e Chiang Mai, ku vizituan një kafe, pjesë e të cilës ishte dhe ura me litarë mbi një pellg dekorativ me ujë.

Por struktura nuk mund të mbante të gjithë peshën e vajzave në të gjithë gjatësinë e saj, duke i lëshuar ato në ujin e pisët poshtë tyre.

Tre nga vajzat patën plagë të lehta. Ato u dërguan në spital për kontrolle por kanë dalë tashmë dhe nga episodi kanë mbetur të qeshurat e zbavitjeve.

Worapot Chatkanjana, 43 vjeçari i turpëruar pronar i lokalit, premtoi të mbulonte kostot e trajtimeve për vajzat e plagosura dhe tha se dhuronte 13 000 euro për kostot.

Chatkanjana tha: Do të paguaj gjithashtu kostot e pastrimit profesional të fustaneve të vajzave. Nuk e di sesi ura u shemb. Ajo është e fortë por nuk arriti të mbajë të gjithë peshën e grave. Në të ardhmen do të bëjmë përmirësime për ta përforcuar”.

27 bukuroshet e mbetura vazhduan konkurrimin dhe tre të tjerat do të bashkohen me to nesër.

Dr Adisorn Suddee, drejtori i Miss Thailand 2020, tha: ”Normalisht konkurrimi duhet të mbahej në Bangkok, por kësaj radhe zgjodhëm Chiang Mai pasi besonim se do të ishte i sigurtë”.

Konkurset e bukurisë janë një industri e gjerë në Tailandë me evente të mbajtura rregullisht çdo vit në të gjithë vendin.

Gratë në to mund të fitojnë mijëra dollarë çmime dhe kontrata në agjenci modelimi apo pune me sponsorat.

FOTO GALERI
5/8
Tre nga vajzat patën plagë të lehta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA