Hoffenheim u rikthye te fitorja në Bundesliga pas një ecurie shumë të dobët në 5 ndeshjet e fundit ku kishte 3 barazime dhe dy humbje.

Hoffenheim mposhti 3-1 Augsburgun në ndeshjen përmbyllëse të javës së 10-të të Bundesligas dhe falë këtij suksesi u ngjit në vendin e 10-të në kuotën e 12 pikëve.

Meritat më të mëdha në këtë sukses të Hoffenheim i kishte austriaku Grillitsch që realizoi dy herë ndërsa gjeti rrugën e rrjetës edhe sulmuesi nga Togo Bebou. Për Augsburg barazoi përkohësisht rezultatin në pjesën e parë Daniel Caliguri.

Top Channel