‘Grup i vështirë, por mund të provohet ndaj Hungarisë dhe Polonisë’- Redi Jupi dhe profesor Kabo flasin në Procesin Sportiv

07/12/2020 23:49

Anglia, Polonia, Hungaria, Andora dhe San Marino do të jenë ekipet me të cilat do të luftojë Shqipëria për të fituar një vend në Botërorin e Katarit 2022. Një grup që është shumë i vështirë.

Kjo ishte tema e parë që u diskutua në Procesin Sportiv. Profesori Përparim Kabo dhe analisti sportiv Redi Jupio theksuan se ky grup është i vështirë por që mund të provohet me ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

“Është një grup i vështirë. Kemi një historik përballjesh me Poloninë dhe Hungarinë. Vitet e fundit rezultatet kanë qenë të ngushta. Mund të provohet diçka me Hungarinë dhe Poloninë. Mendoj se mund ta kalojmë Hungarinë. Besoj se mund ta kalojmë Hungarinë”- tha Kabo.

“Polonia është një ekip shumë i mirë, me lojtarë të njohur dhe kualitativ. Ndërsa Hungaria përveç një lojtari që luan me Leipzig nuk ka lojtarë të tjerë më të mirë se tanët. Po ti krahasojmë lojtarët veç e veç. Pastaj ky është futbolli. Duhet provuar”- tha Redi Jupi.

Top Channel