“Do priste ca të njohur”/ Vrasja e policit 26-vjeçar, familja hap dyert e mortit: S’kishte konflikte me asnjë

05/12/2020 12:15

Një ngjarje tronditëse u shënua në Lezhë, ku pas mesnate, në zonën e njohur si Gajush u gjet i vrarë brenda makinës së tij një efektiv 26-vjeçar.

Xhuljano Prela po kthehej nga Tirana në drejtim të banesës së tij, në çastet kur iu bë pritë nga një automjet nga ku u qëllua tre herë; një prej plumbave e kapi të riun në trup dhe i shkaktoi vdekjen.

Familja e të ndjerit ka hapur dyert e mortit, ku jashtë kamerës, të afërmit shprehen për Top Channel se i riu nuk kishte konflikte me asnjë.

“Nuk ka qenë në shtëpi. Ishte në punë dhe pastaj do priste ca të njohur”, deklarojnë ata.

Xhuljano kishte dalë nga shtëpia e tij, sipas burimeve, pas një telefonate të marrë ndërsa në autostradë autorët e kanë ndaluar dhe i kanë nxjerrë pistoletën. 26-vjeçari sapo e ka konstatuar është munduar të largohet, por një plumb e ka kapur ne trup.

Automjeti i tij përfundoi në një parcelë aty pranë,  gjë e cila bëri që në fillim kjo ngjarje të raportohej si një aksident. Gjatë kontrolleve në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja dhe një celular.

Prela, me origjinë nga Puka ishte student në Akademinë e Policisë Tiranë në vitin e 3-të. I ndjeri ka punuar dy vite në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër.

FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA