Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1667 raste të reja me Covid-19 në Greqi, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm në 113.185 që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë që numri i viktimave mbetet sërish i lartë. Me 98 humbje jete gjatë ditës së premte ka shkuar në 2804 numri i të vdekurve nga Covid-19.

Vijon të jetë ende tepër i lartë numri i personave që trajtohen në terapi intensive, 612 persona.

Specialistët janë tepër të shqetësuar për gjendjen aktuale në Selanik, ku nuk po shihet asnjë shenjë përmirësimi përsa i përket numri të të infektuarëve.

86,1% e mbi 18000 rasteve aktive qe specialistet vlerësojnë se janë ne te gjithë vendin, ndodhen ne vetëm 5 periferi, ndërsa me shume se gjysma e tyre ndodhet ne periferinë e Maqedonisë qendrore me qendër Selanikun.

Shqetësuese mbetet është gjendja e spitaleve te këtij qyteti apo edhe te qyteteve fqinje ne Greqinë e veriut. Ndërsa kapaciteti i shtretërve te terapisë intensive ne Athine ka shkuar ne 79%, ne Selanik është ne 94%. Gjithashtu nga 4000 paciente qe trajtohen ne spitalet e gjithë vendit me koronavirus, gati 1500 janë te shtruar vetëm ne spitalet publike te Selanikut.

Top Channel