Videoja tregon gjithçka! Ishte duke ngrënë. Momenti i ekzekutimit të shqiptarit në Brazil, si e ndoqi autori

03/12/2020 20:47

Mediat braziliane kanë publikuar pamjet nga ekzekutimi i 47-vjeçarit shqiptar Ilir Zeka, i cili u vra dy ditë në një restorant në Brazil, teksa po hante mëngjesin.

Pamjet tregojnë se 47-vjeçari u ekzekutua teksa ishte ulur në një restorant për të ngrënë mëngjesin, ndërsa autori i krimit, një burrë i veshur me të kuqe, ndërsa sillet disa herë rrotull restorantit.

Autori e qëllon nga jashtë xhamit 47-vjeçarin shqiptar, i cili pasi merr plumbin e parë tenton që të çohet dhe t’u shmanget plumbave, por rrëzohet përtokë pa ndjenja.

Atentati ka shkaktuar panik tek kamerierët, të cilët pas largimit të autorit, i janë afruar shqiptarit duke i dhënë ndihmën e parë.

Zelka ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që mori, ndërsa sipas autoriteteve u qëllua me 4 plumba. Shqiptari jetonte prej më shumë se dy javësh në një hotel luksoz, ndërsa raportohet se kishte një biznes në Çeki.

Ndërkohë autori  nuk lëndoi asnjë tjetër përveç viktimës së tij. Motoçikleta e krimit ishte braktisur në sheshin David Campista disa dhjetra metra larg vendngjarjes.

Autoritetet braziliane kanë hapur një hetim mbi çështjen.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA