Carlos Queiroz largohet nga stoli i përfaqësueses kolumbiane. Dy humbjet radhazi me shifrat 0-3 ndaj Uruguait në shtëpi dhe 6-1 ndaj Ekuadorit në transfertë i kanë dhënë fund bashkëpunimit mes trajnerit portugez dhe drejtuesve të Federatës Kolumbiane të Futbollit.

Palët kanë vendosur të zgjidhin me konsensus kontratën, ndërkohë që vetë Federata Kolumbiane ka falenderuar trajnerin për punën e bërë gjatë këtyre dy viteve duke e konsideruar si nder të punonte me një emër të madh si ai.

Carlos Queiroz në karrierën e tij ka drejtuar edhe Realin e Madridit ndërsa për një kohë të gjatë ka qenë ndihmësi i Alex Ferguson në stolin e Manchester United.

Top Channel