Video/ Edhe në -45 gradë Celsius, qyteti më i ftohtë në botë funksionon normalisht
Autoritetet rajonale në Gjermani njoftuan sot se 29,000 pula do të eliminohen në rajonin lindor të Mecklenburgische Seenplatte, pas evidentimit të epidemisë së gripit të shpendëve H5N8.
Javët e fundit disa vende në Evropë kanë raportuar te Qendra Evropiane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve për përhapje të gripit të shpendëve, me incidente të regjistruara në fermat në Kroaci, Danimarkë, Francë, Gjermani, Suedi e Britani, ndërsa në shpendët e egër, janë pikasur raste në Belgjikë, Itali e Holandë.
Megjithse në incidentin e fundit përfshihen vetëm rreth 30,000 zogj, një zonë observimi prej 10-kilometrash është ngritur rreth fermës në fjalë, ku përfshihen dhe rreth 500 ferma fqinje me më shumë se 600 000 zogj në to.
Në lidhje me incidentet agjencia evropiane e ushqimit ka thënë se kërkohet bashkëpunim i ngushtë mes autoriteteve të publikut, kafshëve, mjedisit dhe punësimit për të evituar përshkallëzimin e situatës.
Megjithse rreziku për njerëzit konsiderohet i ulët pasi nuk është vërejtur transmetim nga zogjtë te njerëzit, nëse kjo ndodh shkakton sëmundje të rëndë.
Top Channel