Siguron kualifikimin për në eleminimin direkt në Uefa Champions League Borussia e Dortmundit pas barazimit 1-1 përballë Lazios ku shënuan Guerreiro në minutën e 44 dhe Immobile në minutën e 67 me penallti.

Në raundin e fundit të ndeshjeve Lazios do t’i mjaftojë edhe barazimi ndaj Club Brugge që fitoi 3-0 ndaj Zenitit për të vijuar më tej në Champions. Lazio ose Cub Brugge shkon në Europa League.

Grupin E e fiton përfundimisht Chelsea falë suksesit 0-4 ndaj Sevillas. Të gjithë golat e bluve të Londrës i realizoi francezi Oliver Giroud.

Top Channel