Një stjuardesë e linjave britanike British Airways është rrahur për vdekje nga i dashuri i saj, punonjës i bagazheve të aeroportit 24 më i ri, me të cilin kishin nisur një lidhje pasionante të trazuar.
58 vjeçarja Nelly Myers, u gjet tragjikisht e vdekur në korridorin e shtëpisë së saj me vlerë 500,000 paundë në fshatin e qetë të Rotherfield, në veri të Londrës një vit më parë.
Nëna e divorcuar e dy fëmijëve që punonte në aeropirtin e Gatwick në Londër, ishte përfshirë në një marrëdhënie pasionante por të trazuar me 35 vjeçarin Jayesh Gobar, me të cilin ishte njohur në vendin e punës, u tha sot në gjyqin e vrasësit.
Ne senacë u tha se ajo kishte “rënë në dashuri” dhe ishte “fiksuar” me Gobar, por ky i fundit “i interesuar vetëm në paratë e saj” me të cilat financonte një varësi të theksuar nga drogat.
Gjykata e Hove dëgjoi të thuhej se vetëm 18 muaj para vrasjes, Gobar e kishte mbajtur të dashurën e tij prej fyti në shtëpinë e saj, duke e kërcënuar se do ta vriste nëse nuk i jepte para.
Për incidentin ai ishte dënuar me tre vjet burgim por pas uljeve u lirua në maj 2019.
Ai u pajis me një gjurmues elektronik në kyçin e këmbës dhe u ndalua të takonte apo të kontaktonte Myers deri në prill 2021.
Por çifti kishin rinisur marredhënien e tyre pasi ajo i kishte dërguar një kërkesë miqësie në rrjetin Facebook.
Në gjykatë u tha se Myers ishte “e magjepsur me të riun” të cilit i jepte rregullisht shuma parash.
Prokurori Richard Hearnden, tha: “Ajo lëngonte për shoqërinë e tij, ndërsa ai nga ana e tij ishte i interesuar vetëm në paratë e saj. Ajo i jepte gjithmonë para që ai i përdorte për droga”.
Në gjykatë u tha se dy net para se ajo të gjendej e vdekur në 18 dhjetor 2019, çifti kishin kaluar një natë “të ngarkuar me alkool dhe seks pasionant”.
Por më tej u saktësua se mëngjesin e ardhshëm, një debat i dhunshëm shpërtheu mes të dyve, ku Gobar rrahu për vdekje nënën e dy fëmijëve në shtëpinë e saj.
Ajo kishe pësuar plagë të shumta në pjesën e sipërme të trupit, në fytyrë, krahë, gjoks dhe në kokë.
Zonja Myers kishte pësuar gjithashtu një plagë fatale në tru dhe një frakturë në kockën e syrit.
Në gjykatë u tha se pas incidentit Gobar ishte parë të largohej nga shtëpia me kapuç në kokë dhe më pas mori një taksi.
Duke përshkruar grabitjen e mëparshme prokurori tha: “Ata patën një argument të dhunshëm. Ai e kishte kapur nga qafa me të dyja duart dhe e detyroi të ngjitej në katin e sipërm për të gjetur paratë e saj.”
Zonja Myers e lindur në Lima, Peru, punonte më parë për linjat ajrore të vendit të saj para se të martohej me pilotin e linjave British Airways Kevin Myers, martesa me të cilin mori fund në 2014.
Ajo lindi dy djemtë e saj në Britani James e David, të cilët tashme kane dalë më vete.
Gjyqi vazhdon teksa Gobar mohon vrasjen.
Top Channel