Merkel i tha jo Shqipërisë për hapjen e negociatave. Ky refuzim ka shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës. Opozita hedh akuza ndaj qeverisë si shkaktare kryesore për refuzimin që BE-ja bëri.

I ftuar në emision Plarent Ndreca tha se nuk është faji i qeverisë për shtyrjen e konferencës së parë të negociatave.

“Nuk është faji i Shqipërisë. Ne e kishim Gjykatën Kushtetuese funksionale dhe nuk i kishim të hapura negociatat. Me iniciativën e BE-së dhe SHBA-së u ndërmor një reformë e rëndësishme, ajo në drejtësi. Nuk është faji i qeverisë për vonesën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Janë brenda KED-ja, Presidenti dhe Kuvendi. Nuk kemi datë për negociatat, por ato janë hapur ”- tha Ndreca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA