GREQI- Një familje shqiptare është goditur nga një tragjedi këtë të martë. Siç raportojnë mediat greke, banesa në të cilin shqiptarët jetonin në qytetin e Selaniku është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e zjarri ka humbur jetën djali i familjes, 16 vjeç, ndërsa kanë mundur të shpëtojnë djali dhe vajza tjetër e familjes, të moshës 13 dhe 6 vjeç.
Mediat greke raportojnë se prindërit nuk ishin në shtëpi në atë kohë pasi babai ishte në punë, ndërsa nëna dje u nis për në Shqipëri.
Për tu kujdesur për fëmijët kishte qëndruar tezja e tyre, por ajo ishte larguar për disa minuta nga banesa dhe aty nisi tragjedia. Ka qenë mbesa 13-vjeçare e cila e njoftoi atë me telefon se një zjarr kishte shpërthyer në shtëpi.
Në momentin që tezja u kthye mundi të nxjerrë të gjallë vetëm dy nga tre fëmijët shqiptarë. Në përpjekjen e saj, ajo dogji një pjesë të kokës së saj.
Sipas informacionit të deritanishëm, 16-vjeçari mund të ketë provuar të ndezë një trup elektrik në mënyrë që të ngrohej, kur në rrethana të panjohura, një zjarr shpërtheu në dhomën e tij.
Top Channel