Disa aktivistë janë bashkuar për të mbledhur para për nënën zemërthyer të djaloshit me paaftësi Ellie, e cila thotë se fshatarët e provokojnë djalin e saj duke e quajtur “majmun” e “kafshë” pasi kalon ditën duke bredhur nëpër pyll.
Dashamirësit kanë mbledhur më shumë se 1000 paunde për djalin që prej shfaqjes së tij në një dokumentar të kompanisë Afrimax TV, ku tregohet se 21 vjeçari Ellie nuk mund të flasë,dhe komunikon me gjeste.
Nëna e tij i tregonte producentëve që kishin ardhur në Ruanda të Afrikës lindore, se Ellie është ngacmuar dhe provokuar gjithë jetës së tij.
Djali ka lindur me një kokë anormale më të vogël dhe ka tipare të pazakonta fytyre, pasi lindi nga prindërit që më parë kishin humbur pesë bebe.
Ata thanë se iu lutën Zotit për një fëmijë, qoftë edhe me paaftësi, prandaj e konsiderojnë Ellie si bekim – megjithse djali është objekt talljesh dhe rrahjesh sepse është ndryshe nga të tjerët.
Deri tani rreth 100 të huaj bujarë kanë grumbulluar rreth $1,902 për nënën e Ellie.
Grupi i bamirësisë Private Ineza tha në një koment: “Ky është një gjest i vogël prej nesh që për fat jemi të shëndetshëm dhe të aftë të punojmë. Nëna e shkretë jep gjithçka për këtë djalë të vogël”.
Private Ineza shtonte: “Le të ndihmojmë këtë nënë të vetme të rrisë fëmijën e saj. Ajo është e papunë dhe ndoshta për këtë djali shkon në pyll për të ngrënë bar. Le ta shpëtojmë jetën e saj!”
Nëna e Ellie tregon: “Atij nuk i pëlqen ushqimi. preferon të hajë banane, nuk është i mësuar dhe nuk ka profesion. Gjithçka pëlqen të bëjë është të vrapojë, kur ai shikon njerëz ai vrapon prej tyre. Sa herë që ai nis të vrapojë unë vrapoj pas tij, dhe e ndaloj me një lak që kam krijuar vete. Në një javë ne kemi përshkuar nganjëherë 230 kilometra”.
“Nëse unë nuk e ndjek ai nuk vjen fare në shtëpi”, shton nëna e përkushtuar.
Në dokumentar tregohet sesi i gjithë fshati mundohen ta mbajnë larg pyllit për ta mbrojtur nga kafshët e egra. Nëna e tij shton: “Ai gjithmonë kullot si një kafshë. Gjithmonë tenton të largohet”.
Ellie përshkruhet si ‘i shpejtë si Usain Bolt’, ai nuk di të flasë dhe komunikon vetëm me duar.
Nëna e tij e ndjek të birin me lak në dorë nëpër pyje, dhe e kap atë sikur të ishte gjah.
Ajo tregon se kur lindi, Ellie ishte ishte sa një top futbolli, thuhet në dokumentarin “Born different” (I lindur ndryshe).
Ajo shton: “Pasi kishin hubur pesë fëmijë në lindje, iu lutëm Zotit të na jepte të paktën një fëmijë me paaftësi, vetëm që të mos vdiste aq shpejt sa të tjerët. Dhe kur e linda atë e dija se ishte një mesazh nga Zoti”.
Ajo shton se fqinjët nuk e konsiderojnë si një djalë por si një majmun, dhe e ngacmojnë vazhdimisht.
“Kjo më lëndon shumë, kur fëmija im shkon dhe kthehet, ai është rrahur. Ata i ulërasin dhe e quajnë majmun. Është shumë e trishtë që njerëzit persekutojnë fëmijën tim. Jo vetëm të vegjëlit por dhe të rriturit e ngacmojnë paturpësisht. Ata e konsiderojnë si një kafshë”.
Një nga fqinjët thotë: “Nëse nuk kontrollohet nga të tjerët ai ushqehet me bar. Të gjithë e dinë se është ndryshe, nuk kemi parë asnjëherë një person që kullot në lëndinë siç bëjnë kafshët. Ai mund të mbijetojë në pyll”.
Top Channel