Spitalet në Angli/ Vaksina antiCovid vjen për 10 ditë

28/11/2020 13:35

Spitaleve në Angli u është thënë të përgatiten për të marrë vaksinën e koronavirusit brenda 10 ditëve të ardhshme, me punonjësit e shërbimit kombëtar të shëndetësisë që do të jenë të parët që do të vaksinohen.

Sipas Guardian, shefat e spitaleve në Angli kanë thënë se mund të marrin sasinë e parë të vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe Biontech duke filluar nga e hëna e 7 dhjetorit, me miratimin nga rregullatorët që pritet të mbërrijë brenda pak ditësh. Sipas burimeve në disa spitale të Anglisë, sasitë e para të vaksinave pritet të mbërrijnë atje më 7.8 ose 9 dhjetor.

Fillimisht do të vaksinohet stafi me banorët e shtëpive të kujdesit dhe personat mbi 80 vjeç që duhet të presin. Kjo, pavarësisht se këto dy grupe janë klasifikuar nga qeveria si prioritare për imunizimin ndaj Covid-19, pasi janë edhe më të rrezikuarit të gjejnë vdekjen nga sëmundja. Por, natyra e vaksinës së Pfizer-it duket se ka çuar në një rishikim të strategjisë. Përbërja e saj e bën të vështirë transportin e vaksinës dhe si e tillë ajo nuk mund të transportohet lehtësisht nga stafi i spitaleve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA