Sonte mbrëma skuadra e “Shiko Kush LUAN” premton spektakël për festat e 28-29 Nëntorit. Të ftuar mjaft të dashur nga publiku, por edhe me një performancë “live” nga e “zonja e shtëpisë”, autorja dhe moderatorja, Luana Vjollca.
Autorja e programit ka vendosur të performojë një nga HIT-et më të mëdha shqiptare si “Moj e Bukura More”. Por surprizat nuk mbarojnë nga Luana dhe të ftuarit e saj mbrëmjen e së shtunës.
Shaolin Gang apo të njohur ndryshe si Blunt dhe Real 1 të ftuar në emision performojnë krah autores Luana Vjollca këngën e suksesshme “Luanët”.
Këngëtaret Manjola Nallbani dhe Orgesa Zaimi, futbollistët Andi Lila dhe Florent Hadërgjonaj janë të ftuar mbrëmjen e sotme.
Këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri vjen me një performancë mbreslënëse për publikun e “Shiko Kush LUAN”, bashkë me të edhe djali i tij, Korab Shaqiri.
Nuk mund t’ju zbulojmë më shumë rreth surprizave të mbrëmjes së sotme, dimë të themi se do festojmë së bashku me “Shiko Kush LUAN”.
Top Channel