Pandemia në Bosnje-Hercegovinë/ 1,279 raste të reja dhe 34 të vdekur
28/11/2020 16:33
Bosnja dhe Hercegovina sërish është përballur me një numër të lartë të prekurve me covid.
Gjatë 24 orëve janë regjistruar 1,279 raste të reja me koronavirus. Sipas të dhënave të fundit, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3,303 njerëz dhe kanë ndërruar jetë 34 të tjerë.
Ndryshe, një ditë më parë, u regjistruan 1,179 raste të reja të koronavirusit, u realizuan 3,184 teste dhe u regjistruan 62 vdekje.
Top Channel