Plagosja me thikë mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë që dyshohen si organizator Këtu ndodhem në Durrës në lagjen numër 18, një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor të vitit të shkuar.
Siç mund të shihet, shumë apartamente dhe banesa u dëmtuan për shkak të lëkundjeve të tërmetit dhe kryesisht, katet e para dhe ato të dyta të pallateve janë ato të cilat morën dëmtimet më të mëdha.
Por ne do të shohim shtëpinë e njërit prej banorëve të kësaj zone, Avni Shelgu, i cili pretendon se 5 milionë lekë të vjetra të dhëna nga qeveria nuk mjaftojnë për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
“Kjo komplet duhet të shkatërrohet, me mure, me dysheme, me dyer dritare, do të dalë komplet jashtë. këtu do të ngeli vetëm sipërfaqja e tavanit dhe kollonat do të zhvishen komplet. Dhe unë nuk jam i kënaqur me këtë, sepse kjo shpëti nuk mbarohet me 5 milionë lekë. Dhe kemi një vit që presim. Rrimë të gjithë në një cep atje, në një zgëqe, bashkë me dy fëmijët. Bonuse qeraje keni marrë? Bonusin e kemi marrë, po nuk është problemi tek bonusi i qerasë, nuk e dua fare atë bonos”, tha ai.
Sipas Avniut, vlera për riparimin e dëmeve në shtëpinë e tij, është tre-fish më e lartë, se vlera e dhënë nga shteti.
“Unë kam bërë një vlerësim, kam marrë një inxhinier privatisht, e kam paguar dhe inxhinierin, që ta masë dhe ta shikojë. Kjo bën 15 milionë lek komplet. Komplet, me materiale me të gjitha”, tha ai.
Në apartamentin e tij, vihen re edhe kolonat e dëmtuara, të pallati prej pesë kateve.
“Komplet kolona këtu është e thyer. këtu janë këputur edhe hekurat. E gjithë kjo mban 5 katëshin. Kjo ka mbaruar”, tha ai.
Avni Shelgu, kërkon nga shteti, që të ngrihet një tjetër komision vlerësimi për dëmet që janë shkaktuar nga tërmeti në apartamentin e tij.
Top Channel