Fotot me trupin e pajetë të Diego Armando Maradonës, që po bëjnë xhiron e rrjetit kanë shkaktuar reagime nga më ndryshmet.

Një pjesë e përdoruesve ndihen të zemëruar dhe e quajnë një gjest të tmerrshëm, ndërsa ka dhe nga ata që e aprovojnë një veprim të tillë. Ndërkohë avokati i familjes ka deklaruar me forcë që kjo çështje nuk përfundon këtu.

“Nuk mbaron këtu, maskarenj”, është shprehur Matias Morla, përfaqësuesi ligjor i familjes Maradona.

Vajza e kampionit të futbollit, e parandjente rrezikun, duke e ditur se çfarë mund të ndodhte, kështu që të gjithëve që iu afruan trupit të Maradonës, madje dhe policëve, iu kërkua të linin aparatet e telefonave jashtë, gjatë kohës së homazheve. Por ishin pikërisht punonjësit e shoqërisë funerale Funeraria Pinier, e cila  u mor me të gjithë ceremoninë mortore të Maradonës, ata që bënë videon me të vdekurin, duke e paraqitur si një trofe.

Punonjësi i parë, i cili u identifikua ishte Diego Molina, i cili u pushua menjëherë nga puna. Ndërkohë priten të pushohen dhe dy punonjësit e tjerë,  janë shprehur burime nga Argjentina. Për avokatin e familjes, punonjësi Molina, është vetëm një maskara të cilin kërcënon ta çojë në gjyq për këtë gjest të tmerrshëm.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA