“Pusho i qetë”/ Nusret dedikim emocionues për Maradonan, publikon videon duke i shërbyer legjendës

26/11/2020 16:31

Ish-legjenda Diego Armando Maradona, ka qenë i pasionuar pas ushqimit, këtë fakt e përforcon akoma më shumë frekuentimi i vazhdueshëm në një prej restoranteve e kuzhinierit të famshëm turk, Nustret Gokces.

24 orët e fundit, që përkojnë me vdekjen e gjeniut të futbollit, janë tejmbushur me dedikime emocionuese për 60-vjeçarin. I fundit që i ka kushtuar një dedikim Maradonës është pikërisht Nusreti.

Ai ka publikuar një video ku shfaqet duke i shërbyer Maradonës, në një prej restoranteve të tij në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Pusho i qetë, legjendë”, ka shkruar Nusreti në postimet e tij në rrjetet sociale, duke kujtuar Maradonan.

Në videon e publikuar, Maradona shfaqet duke “kopjuar” mënyrën unike se si Nusreti i hedh kripë produkteve të shijshme me bazë mishi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA