Populli në Argjentinë i jep lamtumirën e fundit futbollistit legjendar, Diego Armando Maradona i cili dje ndërroi jetë.

Në orën 06:00 të mëngjesit me orën lokale, janë hapur dyert për vizitorët në ndërtesën presidenciale Casa Rosada ku trupi i pajetë i Maradonës është sjellë në mesnatë për kryerjen e ceremonisë mortore.

Mbështetësit e apasionuar pas Maradonës që u mblodhën mbrëmë në sheshin “Maji” përpara ndërtesës së presidencës, filluan të hyjnë në Casa Rosada për t’i dhënë lamtumirën për të herë të fundit legjendës së futbollit argjentinas.

Për vizitën që do vazhdojë deri në orën 16:00 me orën lokale janë formuar radhë të gjata prej mijëra personash.

Ndërkohë vërehet se herë-herë vjen deri tek shtyrjet mes forcave të sigurisë dhe vizitorëve.

Pas vdekjes së Maradonës dje mijëra persona dolën në rrugë dhe gjatë natës brohoritën me slogane në përkujtim të tij.

Top Channel