“Një dhimbje e papërshkrueshme”, Meghan Markle rrëfeu se ka humbur fëmijën e saj të dytë në muajin korrik, por për këtë ka vendosur të flasë vetëm tani.

Dukesha 39-vjeçare ende nuk e ka marrë veten shpirtërisht, megjithatë tha se vendosi ta ndante me të gjithë eksperiencën e saj të dhimbshme për të ndihmuar të tjerët.

“Humbja e një fëmije të bën që të mbash brenda teje një hidhërim thuajse të papërballueshëm; shumë e kanë përjetuar, por pak flasin hapur për këtë gjë”, u shpreh Meghan.

Dukesha rrëfeu se gjithçka kishte nisur si normalisht atë ditë, por kur kishte marrë djalin në krahë kishte ndjerë papritur një dhimbje të mprehtë në bark që e kishte lënë gati pa frymë.

“E ndjeva se diçka nuk ishte në rregull. Në fakt, rezultoi se në momentin që po përkëdhelja fëmijën tim të parë, isha duke humbur të dytin”, u shpreh ajo.

Aktorja amerikane, e famshme sidomos për rolin kryesor në serialin televiz “Suits” lidhi kurorë me princin Harry majin e 2018-ës në një ceremoni luksoze në kështjellën Windsor. Djali i tyre, Archie erdhi në jetë një vit më vonë. Çifti tashmë është zhvendosur në Amerikë e së fundi ka blerë një shtëpi në Santa Barbara të Kalifornisë.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel