Në pritje të opinionit për Kodin Elektoral/ “Venecia” takime virtuale me Presidencën dhe PD-LSI, i pranishëm dhe Basha

24/11/2020 18:27

Para se të thotë fjalën e fundit për ndryshimet në Kodin Elektoral dhe ato Kushtetuese, Komisioni i Venecias ka zhvilluar takime virtuale me aktorët kryesore politik.

Burime nga selia blu konfirmojnë për Top Channel se sot ishte radha e përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare. Në takimin e zhvilluar përmes platformës online krahas Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, negociatorit të PD-së Oerd Bylykbashi dhe ekspertit zgjedhor Ivi Kaso ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Mësohet se demokratët kanë denoncuar tek përfaqësuesit e Venecias shkeljen qe sipas tyre mazhoranca i bëri marrëveshjes politike të 5 Qershorit me ndryshimin e formulës së koalicioneve, e cila sipas PD-së favorizon partinë në pushtet. Takim virtual kanë pasur sot edhe përfaqësuesit e LSI, ish ministrja Klajda Gjosha dhe Eriol Brahimllari drejtor kabineti, të cilët kanë mbështetur qëndrimet e kreut të shtetit.

Një ditë më parë mësohet se edhe përfaqësuesit e Presidencës shprehen shqetësimin për shkeljen e standardeve ligjore sipas tyre, të ndryshimeve Kushtetuese dhe Kodit Elektoral të miratuar pa konsesus politik. Komisioni i Venecias do të administrojë qëndrimet e të gjitha palëve përpara se sa të dal me një opinion final, i cili do të shqyrtohet në seancën plenare të datës 11 dhe 12 dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA