Apokalips për Krishtlindje/ Frika që nis nga Amazon

24/11/2020 11:00

Aktivistët e punës në SHBA thonë se shitësit e mëdhenj si Amazon dhe Walmart duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur punëtorët pasi shtimi i rasteve të Covid-19 këtë periudhë po kërkon me blerjet për festa.

Ata pretendojnë një të ashtuquajtur “pagë rreziku” , pushim mjekësor të paguar dhe komunikim më të mirë për infektimet në vendin e punës. Fushata vjen në një kohë kur punonjës në mbarë SHBA-në kanë ngritur zërin për gjendjen dhe shqetësimet mbi shëndetin e tyre.

“Kolegët e mi janë të frikësuar ashtu si dhe unë”, tha punëtorja e Walmart, Melissa Love teksa të tjerë flasin për një “apokalips të Krishtlindjeve”.

Fushata për të drejtat e punëtorëve u organizua nga “United for Respect”, një organizatë jofitimprurëse e cila përfaqëson më shumë se 16 milionë vetë në mbarë SHBA-në. Ndërkohë edhe sindikata e punës UFCW, anëtarët e së cilës përfshijnë punëtorë të fabrikave ushqimore dhe paketimit të mishit, gjithashtu u bëri thirrje punëdhënësve të bëjnë më shumë për të mbrojtur stafin. Punonjësit e vijës së frontit janë të tmerruar, thotë BBC, sepse mendojnë se nuk po bëhet sa duhet për mbrojtjen e tyre ndaj përhapjes së virusit, në një kohë kur festat pritet të sjellin një fluks të madh blerësish, sidomos me uljet e Te Premtes së Zezë që tërheqin turma të mëdha njerëzish.

Top Channel