SHBA, vdekjet nga Covid-i/ Qindra trupa në kamionë frigoriferikë

23/11/2020 11:48

New York-u dridhet nga frika e valës së dytë të koronavirusit; shkollat janë mbyllur e në horizont ka kufizime të reja.

E gjithë kjo, në kohën kur ende nuk i ka zgjidhur mirë të gjitha problemet e bartura prej valës së parë të sëmundjes. Rreth 650 trupa të personave që kanë ndërruar jetë nga Covid-19 gjenden ende nëpër kamionë të parkuar frigoriferikë. Trupat u përkasin individëve, familjet e të cilëve nuk janë gjurmuar dot ende, ose personave që kishin mundësi financiare për një varrim të denjë.

Gjatë pikut të pandemisë, kamionë të tillë u përdorën shumë nga autoritetet si morgje emergjence. Njoftimi për këta qindra trupa të pavarrosur vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 110 mijë raste infektimesh në ditë gjatë muajit të fundit. Situata paraqitet veçanërisht e rënduar në El Paso të Teksasit, ku kryebashkiaku Dee Margo kërkoi dhe ndihmën e Gardës Kombëtare në raport me morgjet e mbingarkuara prej një shtimi të ndjeshëm të vdekjeve nga Covid-19.

Top Channel