Izraeli kërkoi negociata të drejtpërdrejta me Libanin, kryeministri libanez do të udhëtojë drejt Uashingtonit në ditët në vijim Policia italiane ka zhvilluar një operacion masiv antidrogë, të titulluar “Skanderbeg”.
Në operacionin e quajtur ‘Skënderbeu’, 101 persona janë nën hetim, marrës të një urdhri paraburgimi të lëshuar nga gjyqtari hetues, ku i akuzon për vepra të ndryshme penale si pjesë e shoqatës së tipit mafioz, shoqatës kriminale që synon trafikimin dhe shitjen e drogës , me rrethanën rënduese të metodës dhe qëllimit mafioz, dhe për mbajtje dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.
Hetuesit thanë se janë duke u hetuar persona, që dyshohet s kanë lidhje me organizata mafioze, të tilla si Cosa Nostra. Ata janë duke u hetuar për vepra të tilla si trafiku ii drogës, pjesëmarrje në organizatë kriminale, shkruajnë mediat italiane.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se lënda narkotike shitej në 12 sheshe të ndryshme. Droga shitej më së shumti në sheshin e San Giovani Galermo, bastion “historik” ku bëhet tregti me lëndët narkotike.
Në këtë operacion të madh policor, kanë marrë pjesë rreth 400 karabinierë. Stacioni policor në Katania u mbështet edhe nga skuadra e helikopterëve në Siçili, njësia e helikopterëve dhe ajo e qenve.
Mediat fqinje nuk përcaktojnë kombësinë e personave që janë hetuar, por policia italiane ka vendosur t’i vërë emrin këtij operacioni atë të heroit tonë kombëtar.
Top Channel