Johnson nën presion, jo zbutje masash për Krishtlindje

22/11/2020 12:19

Boris Johnson do të mbledhë online kabinetin e tij për të vendosur se si njerëzit do të mund ti kalojnë krishtlindjet para njoftimit të një plani të ri dimëror për koronavirusin.

Kryeministri, që është në vetëizolim, do të flasë më pas përmes lidhjes video në parlament, të hënën, ku pritet të konfirmojë se kufizimet në shkallë kombëtare do të përfundojnë më 2 dhjetor, dhe do të zëvendësohen nga një system rajonal me tre nivele, me kontrolle akoma më të ashpra në disa zona.

Mediat britanike kanë shkruar se mini9strat do të donin të miratonin një seri rregullash të ashpra që do të adoptoheshin në periudhën e krishtlindjes në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandën e veriut.

Bisedime me administratat lokale janë mbajtur gjatë fundjavës në përpjekje për të arritur një qëndrim të përbashkët për një periudhë të kufizuar gjatë sezonit të festave. Johnson është sidoqoftë nën presion të madh të shkencëtarëve, që paralajmërojnë se një zbutje e rregullave për krishtlindje do të mund të çonte në një rritje shkatërrimtare të infektimeve të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA