Të goditura rëndë prej pandemisë së koronavirusit, kompanitë ajrore do të kenë nevojë për ndihmë shtesë, në vlerën ndërmjet 70 – 80 miliardë dollarësh nga qeveritë, për t’i mbijetuar kësaj krize.
“Arkat e tyre po shterojnë”, tha Alexander de Juinak, drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).
Ky sektor, tashmë ka përfituar një ndihmë prej 160 miliardë dollarë nga qeveritë, por gjatë muajve në vijim, nevojat e industrisë për ndihmë shtesë do të shkojnë në deri në 70 në miliardë dollarë dhe nëse nuk e marrin këtë ndihmë, ato nuk do të mbijetojnë, pohoi De Juinak për gazetën “La Tribune”.
“Sa më shumë që zgjat kriza, aq më të mëdha janë rreziqet nga falimentimi. Afro 40 kompani janë në vështirësi shumë të mëdha në procedurat e ruajtjes ose falimentimit”, shtoi ai.
Që nga fillimi i krizës për shkak të pandemisë së koronavirusit, i cili gjatë pranverës e ka detyruar flotën ajrore në mbarë botën të mbetet në tokë për një kohë të gjatë, qeveritë u kanë ofruar ndihmë kompanive në forma të ndryshme, hua, ndihmë të drejtpërdrejtë, ndihmë për mbajtjen e punonjësve, etj. Me valën e dytë të koronavirusit, trafiku ajror llogaritet të pësojë këtë vit sipas Juniak humbje që shkojnë në 100 miliardë dollarë këtë vit, e jo 87 miliardë siç llogaritej më herët.
Top Channel