Shkatërroi makinën e babait milioner, adoleshenti shprehet i tronditur: Falenderoj Zotin për shansin e dytë

20/11/2020 16:05

17-vjeçari Gage Gillean, një yll i rrjeteve sociale është përfshirë në një aksident, ku la të shkatërruar makinën e babait të tij milioner, me një vlerë prej 3.4 milionë dollarëve.

I riu, i njohur ndryshe si GG Exotics humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga në një autostradë në Pagani Huayra Roadster, në Dallas. Imazhet e publikuara kanë fiksuar pamje të makinës luksoze të shkatërruar dhe pjesë të saj të shpërndarë në rrugë. Makina unike thuhet se është e vetmja në llojin e saj dhe ishte shitur për më shumë se 3.4 milionë dollar.

Fatmirësisht i riu shpëtoi pa lëndime të rënda, ndërsa më pas postoi një foto në Instagram për të njoftuar fansat e tij për atë që ndodhi.

“… Falënderimi i Zotit për një shans të dytë në jetë. Përplasja mund të na kishte lënë me lëndime më të këqija apo edhe vdekje”, shkroi ai, krahas fotos së publikuar.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel